Box Kamerat

        Ofrojmë kamera box me cmime të ndryshme varsisht prej nevojave të klientëve         Të gjitha kamerat janë të pajisura me CCD (Charge Coupled Device) dhe CCD Super HAD (Hole-Accumulation Diode)
        Krahasimi dhe ndryshimi në mes të kamerave mund të identifikohet në shumë mënyra si: rezolucion të ndryshëm, ndijshmëria në dritë (LUX), BLC(kompenzim i dritës në prapavijë), AGC (Auto gain control), Noise ratio (kualiteti i sinjalit të kamerës në ndriqim të ulët) etj
        Me kamerat box-e duhet të përdoren objektiva fikse apo varifokal auto-iris varësisht prej rrethanave të dritës
        Disa prej kamerave mund të jenë të pajisura edhe me mikrofon...për karakteristika dhe detale më të hollsishme rreth kamerave mund të lexoni në artikujt e mëposhtëm  
        Vend aplikimi i këtyre kamerave mund të jenë si vëzhgimi i monitorëve të arkave, pullti i shitjes, argjentarite, sportelet, hyrjet/daljet e objekteve apo të depove e tjera të ngjajshme ku detajet janë të nevojshme të shihet më qartë në arkivën e inqizimeve
        Kamera Day/Night kanë të implementuar sistemin e procesimit DSP (Digital Signal Processor) dhe procesorin CPU 8 apo 16 bitësh ku mundësohet që performanca e kamerës të jetë në nivel të duhur edhe në kushte të dobëta të ndriqimit
        Kamerat Day/Night zakonisht janë kamera LoLUX dhe punojnë kolor gjatë ditës dhe kalojnë në modin bardh e zi kur ndriqimi bie nën një nivel të caktuar (psh nën 0.0001LUX) për të paraqitur pamje të qarta edhe në nivele të ulëta apo ekstreme të ndriqimit
        Funksioni i kalimit të pamjes në modin bardh e zi njëherit është edhe menjanimi i paraqitjes së xixave në pamjen e kamerës e që me këtë rast do të fitohen imazhe të pastërta dhe të qarta në cdo lloj ndriqimi
        Të gjitha kamerat shiten pa objektiv/lens dhe pa mbajtës