Digiplex EVO


Digiplex EVO

        Niveli më i lart i sigurisë

        Kontrol panelet e serisë Digiplex EVO ofrojnë nivel më të lartë të sigurisë për objektet me rëndësi të veqantë si rezidencat luksoze, bankat, objektet ushtarake, institucionet shtetërore gjegjësisht për të gjitha objektet ku kërkohet niveli më i lartë i sigurisë. Ky sistem është i dizajnuar në konceptin modular plug&play që të lehtësoj instalimin, montimin dhe mirembajtjen për instaluesit.
        Sistemi mund të zgjerohet përmes moduleve të ndryshme të cilat mund ti kyqen sistemit në mënyrë të lehtë kudo në magjistralen e sistemit përmes 4 fijeve në MULTIBUS magjistrale. Modulet mund të vendosen në lokacionin më të përshtatshëm e pastaj zonat e moduleve mund të programohen si cilado zonë në sistem, në cilindo particion. Pas instalimit dhe kyqjes së sistemit në punë, të gjitha modulet dhe detektorët mund të programohen përmes shifratorëve apo WinLoad-it ose Babyware-it (software për installera)
        Përdorimi i serisë Digiplex EVO mundëson edhe integrimin e sistemit të kontrollit të qasjes në sistem. Përmes bazës së të dhënave të sistemit alarmues për përdoruesit, mund të integrohet kontolli i qasjes deri në 32 dyer ku mbikqyrja e këtyre dyerve mund të implementohet në cilindo particion. Për rregullimin e përdoruesve, orarit të qasjes, të drejtat e qasjes mund të programohen përmes software-it Winload ose Neware. Seri kjo e cila përmes integrimit të sistemit të sigurisë dhe qasjes dukshëm e ngrisin nivelin e sigurisë ne objekte në një nivel shumë më të lart se sistemet e zakonshme.

  • Nivele të qasjes/ orarit 16/32
  • Suporton komunikim nëpërmjet linjes telefonike PTSN, GSM/GPRS dhe internet (përmes moduleve VDMP3, PCS250(G), IP150
  • Software për installera WinLoad, Babyware dhe Neware