Access Control (Kontroll i qasjes)
Kontroll i qasjes ngrit nivelin e sigurimit të objektit duke lejuar që nëpër hapsira të objektit të kenë qasje vetëm personeli i autorizuar dhe misafir me leje. Ju mund të kontrolloni hyrjet/daljet në hapsirat e objektit tuaj duke autorizuar kartelat apo kodet e nëpunësve me anë të software-it të sistemit për kontrollin e qasjes (access control). Njëkohsisht mund të caktoni edhe periudhen kohore kur mund te hyj/dal njëri në një zyre apo hapsirë.
Paisjet si lexuesit apo shifratorët, detektorët/tasteret për dalje vendosen afër derës që kur njeri dëshiron të futet brenda duhet së pari të regjistroj kartelen/kodin tek lexuesi e që mandej ti hapet dera pasi që sistemi i access control-it të regjistroj atë dhe ti komandoj bravës elektrike të derës përkatëse
Por ju mund të bëni edhe restrikcione për dyer të caktuara, p.sh nëse njeri duhet të ketë mundësi të qasjes në një zyre vetëm në orët e mëngjesit kurse në të tjerat gjatë tërë orarit të punës edhe kjo mundësi mund të realizohet përmes programimit të sistemit
Ose jasht orarit të punës apo gjatë vikendeve/festave mund të bëni restrikcion/ndalesë që të mos funksionoj ajo kartel gjegjësisht kod i nëpunësit të caktuar ose të stafit punues në tërësi. Mundësit janë të pakufizuara! Gjithashtu ju mund të evidentoni periudhën e prezencës të nëpunësve tuaj gjatë orarit të tyre të punës
Ofrojmë produkte të prodhuesve Soyal, Paradox dhe së shpejti edhe Dahua Technology