DVR

        DVR apo video regjistrator digjital mundëson kyqjen dhe vëzhgimin e një sistemi të kamerave (shumë kamerave) në një monitor të vetëm. Ofrojmë inqizues 4, 8, 16, 24 dhe 32 kanalësh respektivisht për 4, 8, 16, 24 dhe 32 kamera. DVR-at kanë mundësin e ndarjes së ekranit në disa pjesë gjë që mundson vëzhgimin dhe inqizimin e të gjitha kamerave njëkohsisht apo selektimin veq e veq të kamerës së dëshiruar. Komandimi me DVR bëhet përmes telekomande (digitroni), mausit ose përmes tastierave që ndodhen në ballinën e paisjes. Përdorimi i DVR-it është ergonomik dhe i lehtësuar për komandim, thjesht këto paisje duhet ti mendoni si një video digjitale që inqizon në Harddisk                  Të gjitha DVR-at kanë ethernet kartën të integruar dhe software të licencuar që mundëson lidhjen e sistemit të kamerave në rrjet kompjuterik (LAN) ose përmes internetit nëpërmjet IP reale të kyqeni edhe prej një vendi të largët nga telefoni juaj smart apo nga kompjuteri dhe ti kontrolloni e ti komandoni kamerat e instaluara në objektin tuaj         
        Inqizimi i kamerave të kyqura në DVR bëhet në Hard Disk. Gjatësia e inqizimit (arkiva e inqizimeve) varet nga madhësia e Hard Diskut (HDD) dhe nga konfigurimi i inqizimit të kamerave mund të jetë prej 3-4 ditësh deri në disa javë. Paisjet inqizuese digjitale zakonisht janë të pajisura me USB dalje dhe mundësojnë bartjen e fotografisë (imazhit) apo të inqizimit në USB flash memorje gjë që mund tju shërbej si argument për raste të duhura...